EDUMARKET ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh cilësore në fushën e edukimit, për kopshte, shkolla, universitete, qendra kursesh dhe trajnimesh, etj.
EDUMARKET është një platformë B2B (Business to Business) e cila synon t’u vijë në ndihmë të gjitha institucioneve arsimore, privatë dhe shtetërorë, në konceptin “one-stop shop” duke u ofruar të gjitha produktet e nevojshme për zhvillimin sa më komod të veprimtarive edukative dhe mësimore.
Të gjitha produktet përzgjidhen me kujdes nga prodhues të ndryshëm ndërkombëtarë, duke garantuar cilësinë, standardet dhe çertifikimet CE dhe njëkohësisht duke ofruar çmime konkurruese në tregun vendas.
Produktet e ofruara nga EDUMARKET janë komode dhe të sigurta për nxënësit dhe studentët, janë profesionale dhe praktike për mësuesit dhe pedagogët, si dhe janë jetëgjatë dhe me çmime të leverdishme për menaxherët dhe pronarët.
Lista e produkteve vazhdon të pasurohet nga viti në vit në kategori të ndryshme si: uniforma shkollore, mobilie shkolle, laboratorë shkencorë, mjete didaktike, teknologji SMART në mësimdhënie, sisteme menaxhimi dhe aplikacione të ndryshme, si dhe shumë kategori të tjera që lidhen me industrinë e edukimit.
Stafi i EDUMARKET ka një eksperiencë shumëvjeçare në tregun vendas dhe ka realizuar me sukses disa projekte serioze, ndër të cilat janë: shkolla “TES”, shkolla “NOBEL”, shkolla “Ernest Koliqi”, shkolla franceze e Tiranës “EFIT”, kolegji i Katarit, shkolla “Ibrahim Kodra” dhe shumë shkolla dhe institucione të tjera arsimore në Tiranë dhe në rrethe të tjera.
Bashkëpunimi i ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët i ofrojnë këto produkte dhe shërbime prej dekadash, është një suport dhe garanci për ne dhe klientët tanë, për realizimin me sukses të çdo projekti.