Përvojë e paharrueshme mësimore…
Tani, mësimet janë shumë më të këndshme dhe shumë më efektive duke përdorur ekranët interaktivë (SMART BOARD). Aplikimi i kësaj teknologjie inovative, ofron një përvojë të paharrueshme mësimore dhe tepër rezultative në përthithjen e informacionit. Tashmë mësuesët e kanë më të thjeshtë të zhvillojnë leksionet e tyre në të gjitha lëndët si: matematikë, fizikë, biologji, kimi, gjeografi, etj. duke përdorur aplikacionet e shumtë që këto pajisje ofrojnë, si dhe lehtësinë në aksesin e imazheve dhe videove online, etj. Nxënësit e të gjitha niveleve, nga ata të ciklit parashkollor e deri tek klasat e 12-ta, do të angazhohen më shumë dhe do të jenë më të motivuar për të ndërvepruar me njëri tjetrin, duke i kthyer klasat në një mjedis dinamik dhe bashkëveprues.
EDUMARKET ofron serinë EM-NOVA 5, të cila përdoren prej vitesh në shkolla dhe në universitete në shumë vende të ndryshme të Europës e më gjerë. Këto pajisje vijnë në dimesionet 65”, 75” dhe 86”
EM-NOVA 5 (65” – 75” – 86”)
- Janë pajisje me performancë të lartë dhe janë dizenjuar enkas për mësimdhënie.
- Ofrojnë shumë aplikacione për mësimdhënie në lëndë të ndryshme.
- Janë shumë të lehta në përdorim.
- Janë pajisje shumë të forta edhe ndaj goditjeve dhe kanë jetëgjatësi.
- Ofrohen me çmime mjaft të arsyeshme.